RegistrierenLogoutLogin
Faqja Kryesore

Chati i Vogel

Foto

Foto Vip

19nsh-12u-1.gif picture by Deqanasi_Wien19nsh-12v-4.gif picture by Deqanasi_Wien


Foto

Foto e Rastit

Instalo Kta Progra

Instalo Toolbar RadioDeqani

INSTALO WINAMP 5.62

11542520 Winamp Pro v5.6
1. INSTALO SHOUTCST 1-9-0
2. NSTALO SHOUTCAST 2-2-1
 
2.

INSTALO TEAMVIEWER

 


Foto
Bilder hochladen

BETONIERA GENTI

FETAHAJ RAUSHIQ

Beri Dent

SMS Falas

Chat Me Kamer

Einloggen


L_ulet si dikur
O_h as kush smi ka sjell
Q_eshjen tënde te lumtur
K_urr sdo ta harroj
A_rdhmerin tënde as një her nuk e refuzoj

E_ja E dashur

P_o te shkruja sonte
R_reshta te te dashuris
I_sha i vetëm
S_yri me loton

H_eshtjen nuk mund ta duroj
T_e lutem kthehu e dashur
E_ reja gabon
N_uk kerkoj shum
E_ja e dashur pran meje mu afro
S_epse vetëm ty te dashuroj :love:



Nese prej meje mendja s'te hiqet,
Nese per mua zemra te digjet,
Ateher afrohu dhe me prit pak mua,
Se do te vij ngadal qe te them TE DUA

---------------------

Te puth buzen qe te flejsh embel,
Te puth syrin qe te shofish enderr,
Te puth faqen qe te ndjehesh mir,
Me 1000 puthje te them naten e mir.

Të dua, për ty vuaj!
Të dua, për ty shkruaj!
Të dua, për ty ëndëroj!
Deri në vdekje ty s’të harroj!

-----------

Një ditë Zoti po mendonte,
diqka zemrës time ti dhuronte..
te gjith engjujt rreth vetës mblodhi
dhe për zemrën time vetëm ty të zgjodhi.

-----------

Ti fali syt, nëse ti i shikon!
Ti fali duart, nëse ti i shtërngon!
Ta fali shpirtin, nëse ti më përqafon!
Ta fali zemrën, nëse ti më don!

Në mes të natës po kërkoj dritë..?
Në mes të borës po kërkoj ngrohtësi..?
Në mes të dimrit po kërkoj veren..?
Në mes të zemrës tënde s’mund ta gjej vetën..?

-----------

Si ndihesh sonte kur afer sme ke?
Si te kalon nata kur mua sme sheh?
Si te rin qeta buzet e tua?
Si te shkon kjo jetti zemer pa mua?

-----------

O bilbil I bukur shko ku te them un,
Nese e gjen ne gjum puthe nje her nga un,
Nese e gjen te zgjuar thuj,
Se ende nuk e kom harruar……?

Qme duhen syt
kur nuk shihemi?
Qme duhen kembet
kur nuk takohemi?
Qme duhen krahet
kur nuk perqafohemi?
Qme duhet zemra kur
nuk dashurohemi

-----------

Pash nje lule dhe mendova: erdhi pranvera…
Pash shiun dhe mendova: Dikush atje lart po qan…
Pash trishtimin ne syte e nje femije dhe mendova: Ndoshta ka nevoje per ngrohtesi…
Dhe me vone te pash ty dhe ne fund e kuptova se kam akoma nje arsye per te jetuar.

T'kam dasht me zemet t'kam dashut me shpirt
Qe ti prej meje do me ik kurr nuk e kam dit
Nje zemer e pata dhe ate ta fala
Ma more ma theve dhe per jet ma ktheve
Me fjal me the te dua
Me zemer me the sje per mua

-----------


Dua te shkoj
Dua te harroj
Por dije nje gje
Qe gjith te perkujtoj

-----------

Ne thellsine e zemres time
eshte vendos nje emer
Pergjithmone kete emer
do ta mbaj ne zemer

Lumturine kerkova por une nuk e gjeta,
Idealen ma dhurove ti vet por kurre nuk u zbeha,
Dashurine per ty e ruajta ne fshehtesi,
Por i kam treguar dikujt dhe ti mire e di,
Sa here ti me vjen prane meje,
Une bie ne mendime sepse ti je ilaqi i zemres sime

----------

Dashuria u jep mend
Ayre që s'kanë
Ndërsa u merr mend
Atyre që kanë

------------------

Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpyrt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt

Nenaten e qete
ne gjumin e lete
kur me kujtohesh
ti nuke mundem me fjet

------------------

Pse mkriove perendi qe te vuj per dashuri
Pse me lindi nena ime qe te jam me shum kujtime,
Oh kjo jete sa e shkret un pa ty vetun me ndejt.

Rruget jan te gjata
Netet jane pa fund
Qendroj larg teje e ste gjej askund,
Eja ti pran meje mos me le ne vetmi
Lejoma te puthi njeher dhe t'a largoj ket merzi.

Njeriu pa dashuri si nena pa femije
Buza e pa puthur si lulja e keputur
Zemra ne vetmi si bora u shkri...

---------------

E pranoj se jam fajtor qe ty zemren ta kam thy
E pranoj se kam gabuar qe ty shpinen ta kam kthy
E pranoj se zemra jote dhimbjet nuk i meriton
E pranoj se n'jeten time me mungon me mungon
Jo s'te harroj kurre s'mundem ty t'mos dashuroj

----------------------

E mallkoj diten qe te pash.
E mallkoj shiqimin qe ta dhash.
E mallkoj buzqeshjen qe ta dhurova.
E mallkoj veten qe ne ty u dashurova.

do te behem zog
e ti se do te me njohesh
do te vi ne dasem
kur ti te martohesh
do ti bi daulles
per lamtumiren tuaj
kurse une i mjeri vetem,
vuaj dhe vuaj

te deshiroj
fat ne jet
nje trup me shendet
ne shtepi harmoni
dhe dashuri pa kufi

------------------

Ore djal ore djal
po ti tham nja dy tri fjale
sie ke nis hiq mire s eki
po veq vazhdo se vete e di

kur te lodhesh nga kjo loj
mos mendo t'kthehesh perser
s edhe une do di te jetoj
ta bej jeten sikur ti....!!

------------

zemra zemres
i bon lutje
dashuria e par
fillon me Puthje
zemra e femres
esht hotel
kush don hin
e kush don del
po zemra e mashllit
esht si gur kush hin
brenda nuk del kurr

----------------------

Nuk jam poet,
të shkruaj poezi
Por fjalën të dua,
E shkruaj vetëm për ty
Bilbili në degë
Sa bukur këndon
Ti puthsha buzët
Ti që e lexon

------------

Sikur lulja pa arome
sikur perla pa shkelqim
ashtu do ngelem une
n,q,s ti nuk je shpirti im

-----------------

Dashuria fillon me nje shikim,
vazhdon me nje buzeqeshje,
zmadhohet me nje puthje,
dhe perfundon me dy pika lot.

--------

Zemra lengon
vajtimi shpejton
dashurinë e parë
do ta kujtoj edhe në varrë.
Do te bëhem shkrumb e hi
do te tretem nga një dashuri
zemra me thot të dua
pse me ben kaq shumë të vuaj?

Gjithmone kan thënë
nga urrejtja e tepert
shfaqet ndjenja e dashurise
dhe shfaqet ne horizont.

Eh ta dish sa shume te dua
do te rrije veq me mua,
dua ti ndjej buzet e tua,
dhe fjalet qe vetem ti mi thua.

---------

Une dhe ti
ti dhe une
me nje fjal te
DUA SHUM

--------------

Kujt i thua lule
kujt i thua hen
kujt i thu princeshë
si mu ke then
A te duket njejte
kur e perqafon
athu nje qast ndalohesh
mbyll syte e më kujton..!
Athu te rren mendja
me kerkon ne shpi
po vendi im eshte bosh
une mungoj te ti..!!

Mbi dritare nata derdh qetsine
dhe shiu i furishem shoqeron vetmine.
Lart ne qiell te erret dy sy shkelqejne
një zemër te vetmuare mbushin shprese.
Heshtja mbreteron...
Dy sy tevegjel ngadalë mbyllen...
një buzeqeshje e ëmbël
vjedhurazi shikon
dhe niset ne kerkim te endrres se saje.
***
Ngadale lundron ne det
dhe ngritet e fluturon ne qiell
me dy sy që shkelqejne atje lartë
buzeqeshja flet.
Nata kalon...
Buzeqeshja mbledhe krahet
dhe kthehet ne qerdhen e vet...
Serish heshta mbreteron...
dhe sytë e vegjel hapen me nxitim
Tani dielli i posalindur ndriqon
" Të kam enderruar,"
një ze tingellon
dhe...
sërish heshtja mbreteron...




Kur ti ,me mungon, ne endrra¦
Të nesërmen ndihem, me mirë.
Sepse nuk okupohem ,rreth endrres,
Ndihem me I lirë.

Kur ti ,me mungon
Edhe ne realitet ,
Atëherë jeta ime ,
Behet ferr ,ne te vërtetë.

Kur ti ,me mungon ,
Edhe atëherë kur s’dua.
Filloj te besoj se, je,
MOLLE E NDALUAR.

Kur ti ,me mungon
E kam shumë vështirë.
Sepse thelle ne zemër ,
E ndjej atë zbrazetire.


Kur me mungon veç ne ëndërr ,
gjithmonë te arsyetoj .
Por ne jetën e përditshme,
Nuk mundem te perballoj


Ku me ike ku humbe ku u tretë
një plage ne zemër me mbete
një zjarr që kurr nuk shuhet
një emër që perjete ruhet


Se di c'me ndodh kur jam me ty
Kur me shikon me ata sy
Kur me buzeqesh me ledhaton
Koke e këmbë ti me pushton.

S'e di se c'ndjen kur me ke pranë
Kur te dy vetëm rrimë menjane
Kur koken ve tek gjoksi im
S'e di a e ndjen shpirtin tim ?!

S'e di c'mendim ke ti për mua
Kur te shtrengoj por s'them te dua
Kur them se vdes për buzët e tua
S'e di a me beson ti mua?

S'e di c'do të ndodhë me ne te dy
Sikur të mos jem më me ty
Sikur kjo ender te ndalet një ditë
S'e di a do të shoh me o drite?

S'e di pa ty çdo bëj o yll
Pa ty kjo botë me duket një pyll
Pa ty kjo botë s'do këtë kuptim
S'e di o fiksim i trurit tim.

S'e di valle a do të duroj
Pa e puthur me atë goje
Pa e prekur me atë dorë
S'e di a do ndjej me nxehte a bore.

S'e di sa gjatë do të vazhdoje
Por di sa shumë te dëshiroj
E di sa shumë ti me gezon
Kur pak vëmendje me kushton.

E ndjej se shumë do të te dua
Sa kohe këto buzë do me puthin mua
Sa kohe që zemra do t'me punoje
Emrin tënd do të kem ne goje.

S'e di sa shumë do të zgjase kjo jetë
S'di si do shkoje ne te vërtetë
Por diçka di me siguri :
Ajo që dua je veç.......... TiKjo dashuri
kaq e rrembyer
kaq e brishte
kaq e bute
kaq e pashprese
kjo dashuri
e mire si koha
kur koha eshte e mire
e keqe si koha
kur koha eshte e keqe
kjo dashuri kaq e vertete
kjo dashuri kaq e bukur
kaq e sinqerte
kaq e lumtur
kaq e lehte
qe dridhet nga frika si nje femije ne terr
dhe kaq e sigurte ne vetvete
si ne mes te nates nje njeri i qete
kjo dashuri qe u fuste friken te tjereve
i bente te flisnin
i bente te zbeheshin
kjo dashuri e pergjuar
se e pergjonin
e plagosur,e varrosur
e mohuar,e harruar
e plagosnim,e varrosnim
e mohonim,e harronim
kjo dashuri e tere
kaq e gjalle ende
e perdiellur krejt
dashuria jote
dashuria ime
dashuria qe kishim
dicka gjithnje e re
qe s'ka ndryshuar asfare
e vertet si bime
dritheruese si zog
e ngrohte si behari
ne te dy mund te shkojme
e te vime
mund te harrojme
gjumi mund te na zere
mund te zgjohemi,te vuajme,te plakemi
rishtas te fleme
vdekjen te enderrojme
te zgjohemi risht,te buzeqeshim,te qeshim
e te rinohemi-
dashuria jone mbetet aty
kokeforte,kokeshkemb,kokederre
e gjalle si deshira
mizore si kujtesa
marraqe si pendimet
e embel si kujtimi
e ftohte si mermeri
e bukur si dita
e brishte si nje femije
na kqyr buzeqeshur
pa na thene asgje prej gjeje
dhe une e degjoj e ngjethur
dhe kelthas
kelthas per ty
kelthas per vete
te lutem
per ty, per veten e per te gjithe ata qe dashurohen
e qe jane dashuruar
po,une kelthas
per ty,per veten,per te gjithe te tjeret
qe nuk i njoh
Rri ku je
atje ku ke qene
qendro
mos leviz
mos shko
ne qe dashuroheshim te kemi harruar
ti mos na harro
vec ty te kemi pasur mbi kete dhe
na ngroh
nga larg e me larg
s'ka rendesi se ku
nje shenjez jete na dergo
shume me vone, ne nje kend te pyllit te kujteses
papritmas mugello
doren na jep
e na shpeto...

Jeta, dhurat e natyrës.
Dashuria, dhutat e jetës,
Puthja, dhurat e dashuris.
Fundi i të qeshurit është mërzija.
Fryti i të qarit është ngushllimi.
Bukuria e njeriut përbëhet
nga bukuria e fjalës që flet.
---------------------------------------
Çdo Dit pa ty, është sie një dit pa diell.
Çdo mbrëmje pa ty, është si një nat pa yje.
Çdo or pa ty, ësht si një jetë pa ndjenja.
Çdo minut pa ty, është një minut si mos te isha në jetë.
Çdo sekund pa ty, është si mos tmë reh zemra.

- ËNDRA -
________________________________________
Një ëndërr plot ngrohtësi dhe dashuri ,
një ëndërr plot emocione dhe ndjenja ,
një ëndërr plot vujatje dhe mendime ,
një ëndërr ku mundem te them TE DUA ,
dhe shpresoj se nuk do të jet vetëm në ëndërr
________________________________________





________________________________________
- VETEM TI -
________________________________________
Smundem të mendoj
diqka më të mir në jet ,
se të dashuroj,të kam afer të ledhatoj ,
ti ndjej puthjet tua , ta ndjej ngrohtësin tënde,
Smundem të mendoj diqka më të mir në jet
që ti të jesh i imi dit dhe net për mira vjet ,
për gjithmon,
Smundem të mendoj diqka më të mir në jet
që të vdes për ty i dashur ,
Sepse jeta ime pa ty nuk ka kuptim.
më mungon shumë, ani kisha dëshir që të jem pran teje
DY FJALË
________________________________________
Dy fjalë që të gëzojn
dy fjalë që të hidhrojnë ,
dy fjalë që tër jetën ta ndryshojn
dy fjalë që kan domethënjen qka ndi unë për ty ,
këto dy fjalë dua që të mi thuashe edhe ti!
dikushë thot se këto dy fjalë nuk jan shumë,
por kan shumë rëndësi ,
me këto dy fjalë mundesh ta ndërtojshë një ardhmëri ,
edhe për këtë dua të ti them ty këto dy fjalë i dashur
TË DUA
________________________________________




________________________________________
SMUNDEM TE HARROJ
________________________________________
Si mundem të harroj një djalë që e kam dashur
e ti si mundesh të harrosh nje vajzë që në zemër të ka mbajtur ,
Si ke guxim të harrosh atë që kurrë stë ka urrejtur
Si ke force të largohesh nga ajo që të don për jetë?
________________________________________





________________________________________
Të kam larg!
________________________________________
Të kam aq larg i dashur
por prap të dua!
Ti nuk lajmërohesh,
pse më ke harrua?
Cka bëra keqë që më nuk më don
apo ndoshta ke qjet tjetrën
qe më shumë e dashuron?
Si i harrove ato ditët së bashku?
A mund të na sjell zoti dashurin e përparshme?
Ne mendjën time të kam vetëm ty
Në zemrën time të ndjej vetëm ty
Të luteëm zemër mos më harro
dhe lajmërohu nëse ke kohë!
________________________________________
Dashuria
Dora më shkruan
Zemra më lëndon,
më shkruaj i dashur
në qoft se më Don!
Mbi detin e qetë....
________________________________________
Mbi detin e qetë lunnduronte një fletë
mbi të ish shkruar "Të dua për jetë"
Po se besove,
puth buzët e mia që të kuptosh se ç'është dashuria.
Të dua aq sa më do ti mua,
dhe do të dua gjersa të tretem
në qoftë se me ty do të mbetem.
________________________________________





________________________________________
Të Dua!
________________________________________
Sikur qelli te ish letër
dhe deti të ishtë bojë,
nuk do shkruaja azgjë tjetër
vec se ty i të dashuroj.
E di që sje për mua,
po desha të të them "TË DUA"
________________________________________





________________________________________
Mos bëj!
________________________________________
Mos bëj që jeta ime të duket kot,
mos bëj që nga syt e mi të dalin vec lote.
Mos bëj që vdekjën ta kërkoj,
se vetëm e vdekur mund të të haroj.
________________________________________





________________________________________
Ruaje kujtim nga shpirti im!
________________________________________
Lexo këtë mesazhë që del nga shpirti im
e në me do ruaje si kujtim
Grise nëse s'më do, bëje cop e therime,
po ta dish bashkë më të ke thyer zemrën time.
________________________________________






________________________________________
Digjem për ty!
________________________________________
Më fal një buzqeshje zemrën mos ma lëndo,
më thuaj dhe njëherë të dua dhe fort më përqafo.
Z'dua ta di se cila je, kjo zemër për ty po rreh,
ky sy për ty po qan, sepse dua të të kem pranë.
Nëse një ditë do bëhem hi,
ta dish se jam gjegur për ty.
________________________________________





________________________________________
Të dua shum
________________________________________
Unë stë kërkoj të më duash shumë,
por të paktën çerekun nga sa të dua unë.
Ndoshta t'jetoj pak se jeta rrjeth si lumë,
ku i dihet jetës ndoshta s'jetoj dhe shumë.
Me ditë apo me vite, por sa te jetoj,
vec teje tjetër kurrë s'do dashuroj.
Shpirti im
________________________________________
Shpirti im lëkundet si tërmet.
Atë ditë që do me dashurosh në botë do bëhet qamet.
Të betohem me Zot e se ty të dua pafundesisht.
E dashura ime të lutem kthehu përgjithmon
se zemra ime ty po të kërkon.
Unë për ty shumë po vuaj
e këtu pa ty vetja më duket e huaj.
________________________________________





________________________________________
Meritoje dhe mere
________________________________________
Mos e merr të bukur se të tradhëton,
mere të thjeshtë, ashtu sic e meriton.
________________________________________





Dua veç një çast!
________________________________________
Veç një çast do doja,
veç një çast zërin ta dëgjoja,
do të doja veç fytyrën ta shikoja,
do të doja veç një çast me ty të qëndroja,
do të doja veç një çast puthjen tënde ta shikoja,
do të doja veç një çast dashurin ta kujtoja.
________________________________________





________________________________________
Dashuria jonë
________________________________________
Lulja cel --> thahet,
uji gurgullon --> ftohet,
aklispsi fillon --> mbaron,
Dashuria jonë lindi dhe do të ngelet përgjithmonë.
________________________________________





________________________________________
E humba dhe vetveten
________________________________________
Duke humbur ty
E humba dhe veteveten
Dhe tani spo gjej dot
As njërën as tjetrën.
________________________________________





________________________________________
Mes akullnajave të shpirtit
________________________________________
Mes akullnajave të shpirtit Vrapoja,
Të gjeja vullkanin e dashurisë.
Por më kot më kot u lodha
Mes akullnajave vullkan skish.
Një fjalë e pathënë mbeti.
Një varg që kurrë nuk u shkrua,
Kujtimin tënd thellë në zemër Groposur
Pluhuri I harresës e ka mbulua
Unë hesht ti hesht
Kush të flasë?
Unë qesh ti qesh
Kush të kujtojë Tiktakët e zemrës
Qeë nuk pushojnë?
________________________________________





________________________________________
Bukuria!
________________________________________
Njerëzit nga bukuria mos I shiko
Se ajo shpejt të gënjen
Të tjerat shihi dhe mendo
Pastaj thuaj më pëlqen
________________________________________





________________________________________
Dhimbje në Zemër
________________________________________
Avione që ulen
Të tjerë qe ngrihen
Valigje që zbrazen
Ëndrra që fiken
Sy të përmalluar
Një lot I patharë
Buzë që dridhen
E s’thonë dot nje fjalë
Një zemër e lodhur
Nga zhgënjimi tkurrur
Një ëndërr e tretur
Në shkretirë në pluhur
Një yll që më ndjek
I heshtur nga lart
Me lodhi gjithcka
Shpirti mu plak
Më lodhi ky fat
Më hedh e më pret
Dhimbja sot qan
Më lodhi kjo jetë.
________________________________________
Kush?

Kush troket sonte në derë?
kush me fal pak dritë në terrë?
kush jeton sonte për mua?
kush më thotë sonte TË DUA?
________________________________________
Bukuria!
________________________________________
U prish bota, u prish dynjaja,
dhe hupi krejt marrja.
Ra fustani, dul miniqi,
ma shum se shkolla, punon kafiqi.
Del plaku ne qershi,
e hek plistin mu ba mafi....!!
________________________________________





________________________________________
Në udhëkryqin e zemrës time!
________________________________________
Në udhëkryqin e zemrës time,
Ke kujdes.
Mos e humb rrugën,
se aty të pres.
________________________________________





________________________________________
Loti
________________________________________
I ra zemrës e biroj,
I ra gurit e shkatroj,
I ra lules e vyshku,
I ra hekurit e dryshku.
________________________________________





________________________________________
Të vështira jan ditët
________________________________________
Të vështira jan ditët,
kur syri të loton,
kur zemra nuk e gjenë
atë që shum e don.
________________________________________





________________________________________
Helmi i zi
________________________________________
E kam një kuti
me helm të zi
Nëse do të fejohesh për tjetrin
unë do ta pi!!!
________________________________________





________________________________________
Dashuria
________________________________________
Kur të pash më lindi simpatia
Kur më buzëqeshe e dita se qenka dashuria,
por kur më fole e dita
që dot më thuash TË DUA
kët e vrejta nga buzët e tua.
________________________________________





________________________________________
Më the.....
________________________________________
Më the I LOVE YOU mu duk fjal pa kuptim,
Më the TI AMO mu duk mashtirm,
Më the ICH LIEBE DICH syt mi qorove
Më the TË DUA zemrën ma gëzove!
________________________________________





________________________________________
Në emër.....
________________________________________
Në emër të jetës
Jeto për mua!
Në emër të dhimbjes
Vuaj për mua!
Në emër të dashuris
Më thuaj TË DUA!
E kur të vdes un
Ti të jesh me mua!
________________________________________





________________________________________
Një këshill
________________________________________
Një këshill: ke kujdes!
Një kërkes: mos ndrysho!
Një dëshir: mos më harro!
Një genjeshter: nuk të dua!
Një e vërtet: më mungon për jetë!
________________________________________





________________________________________
Dy zemra
________________________________________
Dy Zemra lindin
Dy Zemra qeshin
Dy Zemra qajnë
Dy Zemra vdesin.
________________________________________
Nuk më duhet
________________________________________
Nuk më duhet kjo jetë
Nuk më duhet kjo rini
Kur s'të kam afër meje
Gjithmonë do të vuaj për ty
Mos i beso askujt
________________________________________
Mos i beso askujt,
e mos e urrej veten
por më beso mua,
që për ty e jap jetën.
Edhe pse je larg,
asgjë smë pengon.
Largësia na ndan,
Dashuria na bashkon!
________________________________________





________________________________________
Unë për ty
________________________________________
Unë për ty e shes traktorin,
me gjith okumllatorin,
oj prepalic,
si ma preve zemren me brusalic,
tu m'shetit naper ulic, me kolic
ma theve komen, me bone për n'bullnic!
________________________________________





________________________________________
Pyete Zemrën tënde!
________________________________________
Nëse je i vetmuar,
nëse je në mendime,
pyete zemrën tënde!
A e don zemrën time?
E kam një dëshirë,
është shumë e thjesht,
të isha afër teje,
tjetër s'kisha desht!
________________________________________






________________________________________
Në mesin e natës
________________________________________
Në mesin e natës,
në terrin e zi,
unë rri e zgjuar,
dhe mendoj për ty!
________________________________________






________________________________________
Pa ty!
________________________________________
Pa ty bota e humb kuptimin,
pa ty dielli e humb shkëlqimin,
pa ty dita më erësohet,
pa ty nata nuk kalohet,
pa ty ëndra nuk ëndërohet,
pa ty zemra më helmohet!
________________________________________





Ti fali
________________________________________
Ti fali syt, nëse ti i shikon!
Ti fali duart, nëse ti i shtërngon!
Ta fali shpirtin, nëse ti më përqafon!
Ta fali zemrën, nëse ti më don!
________________________________________





________________________________________
Të DUA
________________________________________
Të dua - më don
të kujtoj - më kujton
të kam në zemër - në zemër më ke!
por e keqja është, se larg meje je!
________________________________________





________________________________________
Zemra zemrës
________________________________________
Zemra zemrës po i thret,
hajde hajde mos rri vet,
le të gzohen zemrat tona,
se krejt bota është e jona!
________________________________________





________________________________________
Dëshiroj
________________________________________
Dëshiroj të shof me sy,
të mos më djeg malli për ty,
sikur të isha reze hane,
do të hi në dhomën tande,
vetëm ta dish se sa të dua,
s'do tjetosh as një orë pa mua!
________________________________________





________________________________________
Kur të pash
________________________________________
Kur të pash më lindi simpatia,
kur më buzëqeshe e dita se qenka dashuria,
por kur më fole e dita,
që do t'më thaush të dua,
këtë e vrejta nga buzët e tua!
________________________________________






________________________________________
Hapi krahët shpirti im!
________________________________________
Hapi krahët lartë në qiell,
ti për mua je diell,
por e lumtur prap nuk jam,
se TY afër nuk të kam!
________________________________________





________________________________________
Të dua....
________________________________________
Të dua, për ty vuaj!
Të dua, për ty shkruaj!
Të dua, për ty ëndëroj!
Deri në vdekje ty s'të harroj!
________________________________________





________________________________________
Do të flas për ty!
________________________________________
Unë jetoj, se të dua shum!
syt e tu, i shoh edhe në gjum!
Jetën do ta jap, për tënden dashuri!
në varr kur do t'më pyesin,
do të flas për ty!
________________________________________





________________________________________
Sy....!
________________________________________
Sy të zi ka plot,
por ata jan të kotë,
i vetmi për mua,
je ti në kët botë!
________________________________________






________________________________________
Zemër.......!
________________________________________
Më mir i varfur,
zemër PATRIOT!
Se sa i pasur,
e zemër IDIOT!
________________________________________





________________________________________
Malli për ty!
________________________________________
Malli për ty, frymën mandali!
Eja tek unë, një puthje ta fali!
Kur t'mi puthish buzët e mia,
e din o shpirt, qka është dashurija!
________________________________________





Sa të doja

Ditën që u bashkuam
kuptova ç’është dashuria,
ditën që u ndamë,
kuptova ç’është vetmia,
gjëja më e keqe, ishte tradhtia.

Ditën për ty mendoja,
natën rrija pa gjumë,
s’do të ket djal tjetër,
që do të dojë kaq shumë.

Ti nga unë po largohesh,
me sy të trishtuar m’vështron,
ç’dhimbje më ke shkaktuar,
ti asgjë s’kupton.

Ti më bëre të kuptoj jetën,
më bëre të kuptoj dashurin,
kuptova atë që kurrë s’dëshiroja,
më bëre të kuptoj tradhtinë.

Tash dua nga unë të largohesh,
sepse tradhtinë se meritoj,
shpresoj që kurrë most të pendohesh,
se ty më s’do të pranoj



Per ty

Sa te veshtira jane ditet kur syri loton,
kur zemra nuk e ka afer ate qe e dashuron,
si nena ne lindje, si dielli ne perendim,
thura keto vargje, per ty o shpirti im.
Kurrë nuk të harroj, në mendje te kujtoj
dhe zemren degjoj, më thotë të mos shkojë.

Nje leter per ty e dashur...

Po e nisi kete leter me fjalet, te desha, te dua dhe do te dua pergjithmon. Ah sa veshtirë qenka që nën dirigjimin e vuajtjes së tmerrshme dhe nën tingujt e melodis nga thellësia e plagëve shpirtërore ta nxjerrësh ndonjë shkronjë dhe ta shkruash fjalën-dashuri. Dashuri, ky vullkan i vuajtjes shpirtërore. E dashura ime, tani jemi te ndarë. Këtë nuk mund ta mohoj, por një gjë të tillë ende nuk e besojnë syt e mi te shkruar, të cilët edhe pse të përlotur dhe të lodhur nga nostalgjia e mungesës sate, ende shpresojnë se një ditë do të pendohesh dhe do të kthehesh ne ngrohtësinë e shpirtit tim, aty edhe na mbeten pergjysmë përpilimet e planeve te reja për një të ardhme te lumtur. Por jo, këtë nuk e besoj se jam tuxan. Kushedi ndoshta edhe do të ndodhë. Dhe nëse ndodh , atëher do të isha njeriu më i lumtur në botë. E dashur po i shkruaj këto vargje të shkurtëra jo për të të thën se sa të kam dashur, sepse këtë e di edhe ti vet, por vetëm desha të të them se unë i dashuri yt i dikurshëm, edhe pas gjithë asaj që ma bëre, ende jam i gjallë dhe jetoj i vetmuar në një skaj te kësaj bote të quditshme. Ende, unë i gjori te dua, më shumë se qdo gjë tjetër në botë. Ti e di se unë gjithmon ti pranova këshillat e tua, ndërsa ti kurr nuk i pranove këshillat e mia dhe pikërisht për kët shkak, në mes heshtes sime dhe dështimit tënd u formua hendeku i urrejtjes në të cilën pastaj u futën plumbat e xhelozis qe na e vrane dashurinë. Por kurrë nuk arritën ate dashuri ta shuajnë. Na e vranë dashurin, ndersa ti me vrap u largove drejt asaj lagjeje, pa u mërzitur fare. Të lutem, si nuk pate pak mëshirë për lumin e madh të lotëve të mi, qe i derdha atë ditë duke folur me ty, spate mëshir as per lutjet e shumta që ti bëra. Si e shkele premtimin që ma pate dhënë, se vetem vdekja mund të na ndajë... E dashur, te them edhe një herë unë vuaj për ty. Ende më përkund hija e dorës sate në djepin e ëndërrave të mia.




Ende të dua...


Ditë me shi,
në ballkon qëndroj,
shkruaj këtë poezi,
dhe për ty mendoj.

Nga dashuria per ty,
u bëra poet,
ti ike nga unë ,
e më le të shkret.

Nga malli që kam për ty,
natën të ëndërroj,
të dua më shum se kurrë,
edhe pse larg teje qëndroj.

U ndave nga unë,
tani na ndan largësia,
isha i lumtur aq shumë,
tani më mbyt vetmia.

Edhe pse e don tjetrin,
unë ty të dashuroj,
edhe pse tradhtia s'ka sherim,
unë atë e kuptoj.

Edhe pse je largë,
unë të dua shumë,
ditën mendoj për ty,
tërë natën rri pa gjumë.

Ndoshta trupin ja fali tjetrës,
por zemrën ta kam falur ty,
se vetëm tek unë në kët jet,
e gjen dashurin e vërtet.





Më ke humbur

Kur të kesh mall
dhe unë do t’kujtohem
mos qaj me lot
se unë ma s’të afrohem.

Ma ke vra kët zemër
më ke lan pa shpirt
më ke lan pa shpres
prej Dites kur je ik.

Loti më ka vra
sa se merr me mend
vendi yt bosh.
brenda shpirtit tem.

Ti me harrove mua ,
unë më s’të dua
fati s’punoi
për ty dhe për mua.

Tash s’ka mbet gja tjetër
veq të uroj sukses
qofsh e lumtur,
se mu më s’do më gjesh..!!





Pse me le ?!

Zgjohem në mëngjes, e ndjej aromën tënde dhe s’mund të qohem nga shtrati, s'më lën të mjerat keto kujtime. Ku je ti, ç'je duke bërë, pse s’më thërret, pse s’më shkruan, pse s’më thua më Të dua si më parë,pse nuk e kupton që dashuria ime është e sinqertë, fjalët e mia janë të vërteta dhe asnjëherë gënjeshtra si fjalët tua?! Gjithmonë të besova por asnjëherë s’të kuptova pse më gënjeve, pse s’më besove mua kur te thash Te Dua ,ende të dua dhe për ty po jetoj sepse as vet se di sa shumë të dashuroj. Ku je tani, me kënd je, kujt po ja thua te vërteten,qe mu asnjëher s’ma tregove vetveten . . . . !!!




Sjelljet e tua

Me se 4 vjet ty te dashurova
dhe asnjehere nuk te lendova
te adhuroja porsi floriri
por ti mu trete porsi qiriri.

Kur me the jo per here te pare
shume u merzita nga turpi s'kam qare
kur me the jo per here te dyte
nate e dite lot me rridhnin nga syte.

E para iku e dyta shkoi
por rastin e trete kur se harroje
se fajin qe kishe ma ngarkove mua
me sjelljet e tua me thoje s'te dua.

Une kujtoja se isha i pari
ne zemren tende i dashurise lajmetari
por mallkoj veten qe shpejt ty tu dhashe
dhe ne kthetrat e tua menjehere une rrash.

Dhe tani me vjen keq moj vash
qe ne letren time lamtumire te thashe
e di qe do vuaj,keshilla s'pranoj
por te pakten di qe nuk ju dashuroj.



Kur mbi varrin tim fillon punimi, kur mbi trupin tim fillon vajtimi, kur mbi kokën time vihet kurora atëher dije e dashur se të harrova !!!



Gj'do natë po vdes nga pak , se vdekjen e kam afër e ty të kam largë.







ME SHPRESE...

Shpresa vdes e fundit e tash jetoj me shpres,

dua te jetoj per ty ne preherin tend te vdes,

ndoshta do te dua perseri ndoshta do te dua me zemer,

ndoshta ende nuk do ta harroj ty ate te bukur emer,

valle a me deshte vetem nje pik ,

perse ne zemer tash me ngule thik,

perse tani te jetoj pa shpres ,

kur shpresa eshte ajo e fundit qe vdes,,

sa te besova , nuk e merr me mend,

ne zemren time , ti pate zan vend,

ne zemren tende une fitimtare,

por ne jeten time ti dole tradhtare,

ne syt e tu sa shume un besova,

se do t'me tradhtosh as qe e mendova,

sa te besova , tash une mendoj,

perse keshtyu fati , mua me mashtroj,

mos u ben ne jete tradhetare,

mos u ben ne jete pa zemer,

mos u ben laperice se nuk je e vetmja femer,

nuk dua tani te vdes,por dua te jetoj me shprese,

se jeta eshte e tille, shpresa e fundit vdes...




Mos me kujto cdo nate se me mer inat,kujtom nje dite kur te jesh merzit,mos me kujto ateher kur je vener,edhe pse une te kujtoj cdo here.



Vuajtja...

Sa yje ka nata, smundesh me i numru,
sa vuaj për ty, smundesh me besu
këtë që po ta shkruaj, mos ja shkruj askujt
se zemra ime nuk ësht e gjithkujt.



Nese je ne vetmi nese je ne mendime pyete zemren tende a e do zemren time kam nje deshir eshte shum e thjeshte te isha me ty tjeter skisha desht !!
Shoferi

Dite e bukur dite pranvere
edhe qielli pa kufi
me makine shoferi shefin
sec e con per bukuri.

Por papritur ky shoferi
i hutuar sec na mbet
ne udhekryq na sheh nje vajze
fik makinen me te shpejt.

I hutuar flet shoferi
ketu duhet qe te zbres
kesaj udhe nuk kam shkuar
eshte e mira qe te pyes.

Dhe ja shpejt zbret nga makina
edhe vajzes pas i shkon
e pyet vajzen gjere e gjate
sa vjec eshte e si e thone.

Edhe vajza i pergjigjet
15 i kam kaluar
15 i kam kaluar
asnjehere e dashuruar.

Vajze e djale bisedojne
kuvendojne qe te dy
por shoferi s'pyet per rruge
se se lene ata dy sy.

Kur u kthye tek makina
gjithe inat shefin e gjet
shume pyete more djale
c'paske qene per muhabet.

Po vertet i thote shoferi
u vonova po s'kam faj
se ketu ka kaq shume kthesa(vajza)
sa une s;di se nga t'ia mbaj.



Dua te takoj naten atje ku ska njeri
ne rruget e pa fund , vetem un dhe ti
dua ti prek floket ,e te puth ne sy ,
ate qe me deshi zemra ,e gjeta tek ty .



Një ëndërr...

Nje enderr e nates
me zgjoi nga gjumi
po me rrjedhin djerset
sikur rrjedh lumi.

Nje enderr e bukur
me ty pran teje
te perqafoj fort me duar
dhe s'mund te ndahem prej teje

Nje enderr e nates se erret
ra si hije ne mesin tone
dhe nje dashuri te pathyer
ajo e theu pergjithmon.

Nje enderr e pash me ty
nje enderr te gjate dhe me lot
ti me ike pa LAMTUMIR
dhe u trete ne kete bot.

Nje enderr qe dikur e kisha
me nuk e kam kurr per jete
nje dashuri qe ty ta fala
ajo me humbi pergjithmone.

Nje enderr me gjak te plageve
nje enderr me lotet e syrit tim
nje enderr qe vetem ty te kisha
tani me mbeti plage pa sherim.


Nese te dua me duaj edhe ti mua nese te urrej me urrej edhe ti mua por une nese vdes jeto jeten edhe per mua dhe meso se nje ENGJELL te ka dashuruar!!!



Besom mua...

Mos i beso askujt e mos e urrej veten..
Por me beso mua qe per ty e jap jeten
Edhe pse je larg asgje sme pengon
LARGESIA na ndan DASHURIA na bashkon





Sa kam dëshir të lahem me ty në kadë të më reshqasish mbi trupin tim ta ndjej aromën tënde .. I dashuri sapun , hehhe!!!!



Emrin tënd...

Nje dite te nxehte vere buze detit kalova ,
mbi reren e lagur ,emrin tend une shkrova .
Por ja valet e detit ,si perbindesh u hodhen,
emrin tend te bukur ,erdhen e ma moren ,
Perseri kete emer, e shkrova ne nje flete,
po papritur fryu era ,ma mori me te shpejte.
Duke ardhur dimri debora ra nga qielli ,
e shkrova kete emer ,por ma shkriu dielli
Emrin tend te bukur e shkrova ne zemer ,
por ishte xhelozia ,qe e largoi ate emer .
E shkrova kete emer, sepse fort të dua
por asgje spranove ,dhe emri yt u shua.



Edhe pse je larg edhe pse je largua, me sy nuk te shoh me zemer te dua,po te pres me vuajtje e me vaj,dashurin ton ne zemer e mbaj!



TI ISHE DJALL
Sa drita e henes,
qe eshte aq e zbehte,..
aq te me doje, por te me doje Vertete..
Vertet, a me doje Valle??
Ti dukeshe Engjell, brenda ishe Djall!



Une LOVE TY, ti LOVE mu , ME NA PA NANA JOTE , KA ME U TRANU


Bashkë

Se do me hysh ne zemer, kurre jo se mendova ,
te njoha thjeshte me emer dhe emrin sta harrova,
Se di sa te dua ,se di sa me do,
se di sa me njeh mua, se di sa te njoh ,
S'di asgje per ty asgje sdua te di,
te dua sic te shoh, te dua sic te njoh,
Asgje sdua te di, cdo gje do bej per ty ,
qe mos te humbase kjo dashuri ,
mendova te rrime bashke te dy.


LOVE IS LOVE,I LOVE MY LOVE,MY LOVE IS YOU,SO I LOVE YOU!!!.



Edhe kenga e bilbilit pa ty me duket vaj! Edhe nese gezohem pa ty me duhet te qaj! Edhe pse ike nga jeta s`te ndaj!Kujtimet për ty ne zemer i mbaj!



Numrat fillojn me 1,2,3 Alfabeti fillon me A,B,C Muzika fillon me DO,RE,MI Dashuria fillon me mu e ti.



Mosbesimi

Nje puthje te kerkova
dhe nje betim ti deshe,
u betova per qiellin
dhe ti buzëqeshe.
U betova per malin,
eshte i madh me tha,
u betova per detin ,
eshte i thelle sa ska,
u betova per dashurine ,
me genjeve me tha.



Ti zemres time nje borgj i ke mbet, qe hyre dhe ja more dashnine e vertetë.




"MOS HARO SE KUSH TE DESHTI"

MOS HARO SE KUSH TE DESHTI
MOS U BAN I PA SHPIRT
DASHURIA JON KU VAJTI
XHER NE QIELL PO ARIT
ATE DIT KUR U LARGOVE
TRUPIN TIM PO E MBULON ZIA
MOS PYET KEND SE DO TE PENDOHESH
SE ME KA VDEKUR LUMTURIA

SHTRIMA DOREN PER HER TE FUNDIT
DHE MBAR RRUGA TE QOFT KA SHKON
DO TE VDES NGA DASHURIA
KUR NJE QYQE DO TE KENDON
AJO PER MUA DO TE VAJTON!



A te fol dikush ma embel se un,a te fal dikush lumturi ma shum se un,a te mungon sonte perqafimi im,a mund dikush ta ze vendin tim.



Koha...

Kërkojë kohën e humbur, kërkojë jetën kur isha fëmijë,
kërkojë ditën kur u dashurova për herë të parë,
kërkojë atë që e kam humbur e që nuk vjen dot!
e dashura kohë të lutem kthehu vetëm pakë



Lumi rjedh uje zemra pikon gjak dua te te shoh por jemi shum larg me thik me më ther ,aspak nuk ankoj. i vdekur gjithmon per ty do të mendoj.



FALJE NUK PRANOJ

Loti le të kthehet në gjakë
zemra ndash edhe le të plas
Letrat që i kamë shkruar për ty
le të digjën e të bëhen hi
se unë më nuk eksistoj për ty

Në ty isha tepër e dashuruar
mbas teje shumë gjëra kisha harruar
mirpo aspak nuk kisha pritur
se një ditë do të më kishe ikur

Për mua mos u brengos,vazhdoje jetën, se une c´tash kan gjet një tjetër
prej cdo ditë në ditë ajo ma zgjat jetën,
në zemër ka të mbjellur dashurin.
Kam atë që më ledhaton
atë që me zemër më donë
që për mua vdes e mbaron.

SI TA NDALI LOTIN

Si ta ndali lotin
si ta shuaj mallin
ti ne zemren time
veq po e ndez zjarrin
nese nuk me don
nese sme dashuron
pse me provokon
Kërko

Kalendar
«  April 2024  »
Mo.Di.Mi.Do.Fr.Sa.So.
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930

Bota Shqiptare

RadioDeqani

RadioDeqani Video


Reklama

GRYKA E DEQANIT

HOTEL-ELIZA

ERA Motel


RadioMerlindi.com
Bilder hochladen

RadioMerlindi.tk
Bilder hochladen

TopRadioDeqani.tk
www.radiodeqani.at

RadioDeqani.at
www.radiodeqani.at

Partnerët Ton

SALLONI I MOBILIEV

Bushati Metal

Video e Rastit

Statistik

Insgesamt online: 1
Gäste: 1
Benutzer: 0

Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 2



Copyright MyCorp © 2024WWW.RADIODEQANI.AT